AGK dënon ashpër dhe kërkon sqarime për arrestimin e kameramanit të “Betimi për Drejtësi”

09.07.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pas arrestimit dhe shoqërimit në Polici të kameramanit të “Betimi për Drejtësi”, Arianit Tahiri.

AGK dënon ashpër dhe kërkon sqarime për arrestimin e kameramanit të “Betimi për Drejtësi”

Tahiri ka qenë i shoqëruar bashkë me gazetaren duke realizuar një hulumtim për dyshimet për keqpërdorim të detyrës gjatë orarit zyrtar të disa prokurorëve.

AGK-ja e ka dënuar fuqishëm veprimin e Policisë dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Tahirit, si dhe dhënien e sqarimeve publikisht për incidentin.

“Tahiri ka qenë duke xhiruar në një lokal publik kur i është ndaluar xhirimi nga punëtorët e lokalit dhe së paku një prokuror që ka qenë aty. Prokurori ka ftuar policinë në lokal dhe derisa ka arritur policia, kameramani Tahiri është mbajtur dhunshëm në lokal nga punëtorët, duke ia privuar lirinë kundërligjshëm. Pas arritjes së Policisë në lokal, zyrtarët policorë ia kanë konfiskuar kameramanit edhe telefonin si mjet i punës, gjë që ndalohet me ligj dhe e kanë shoqëruar në Stacionin Policor për deklaratë.” – thuhet në reagim.

Etiketat

Ofertat e fundit