Agjenda e aktiviteteve në Suharekë për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Suharekës kanë organizuar një varg manifestimesh.

Ato sipas agjendës zyrtare do të fillojnë me datën 16 shkurt për të vazhduar deri me datën 17 shkurt.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur agjendën mbi aktivitetet, të cilat do të mbahen me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo është agjenda zyrtare:
Aktiviteti: Ecja e Pavarësisë
Nisja në Suharekë nga parkingu te ura deri te maja më e lartë “Maja e Bajrakut”, me datën 16 Shkurt 2019, duke filluar nga ora: 7:30.

Aktiviteti: Homazhe
Vendi: Varrezat e dëshmorëve dhe përmendoret e heronjëve në Suharekë, me datën 17 Shkurt 2019, në ora: 10:00.
Vendi: Varrezat e dëshmorëve te Gryka e Carralevës, me datën 17 Shkurt 2019, në ora: 11:15.

Aktiviteti: Finalja e turneut në futboll të vogël
Vendi: Palestra e sportit “13 Qershori”, me datën 17 Shkurt 2019, në ora: 13:00.

RAPORTO