Agjencia për Informim dhe Privatësi: Publikimi i të dhënave personale është shkelje e rëndë

18.04.2023

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka rikujtuar sot se publikimi i numrit të madh të të dhënave personale është shkelje e rëndë dhe dënohet me gjobë sipas ligjit. Në një komunikatë për media thuhet se Agjencia për Informim dhe Privatësi është institucion i pavarur që i përgjigjet Kuvendit dhe ka mandat mbikëqyrjen e zbatimit të […]

Agjencia për Informim dhe Privatësi: Publikimi i të dhënave personale është shkelje e rëndë Foto: Ilustrim

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka rikujtuar sot se publikimi i numrit të madh të të dhënave personale është shkelje e rëndë dhe dënohet me gjobë sipas ligjit.

Në një komunikatë për media thuhet se Agjencia për Informim dhe Privatësi është institucion i pavarur që i përgjigjet Kuvendit dhe ka mandat mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

“Agjencia është e autorizuar të shqiptoj gjoba për institucione publike e private kur ato shkelin këto dy ligje”, thuhet më tej.

Sipas njoftimit, për shkeljen e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia që nga funksionalizimi i saj (qershor 2021) ka shqiptuar gjobë ndaj katër institucioneve publike (ATK, Agjencinë e Bujqësisë, Komunën e Podujevës dhe Trepçën) dhe pesë institucioneve private për përpunim të paligjshëm të të dhënave personale.

“Përpunim i të dhënave personale në kuptim të Ligjit për MDHP është edhe publikimi. Publikimi i numrit të madh të të dhënave personale është shkelje e rëndë dhe sipas ligjit, dënohet me gjobë. Gjoba minimale për publikim të të dhënave personale në kundërshtim me kriteret ligjore është njëzetmijë euro (20.000,00).

Agjencia do të vazhdoj mbikëqyrjen e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, duke mbrojtur privatësinë e qytetarëve dhe lirinë e informimit të tyre dhe do të marrë masa çdo herë që do të ketë shkelje ndaj këtyre dy të drejtave kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftim.

Agjencia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës çdo herë kur ata konsiderojnë se këto dy të drejta ju janë shkelur, si dhe për çdo pyetje apo paqartësi që mund të kenë të kontaktojnë Agjencinë për Informim dhe Privatësi në info.aip@rks-gov.net, apo të vizitojnë https://aip.rks-gov.net/ për më shumë informata.