Agim Veliu: Sot takimi Kurti-Mustafa, nuk heqim dorë nga kryeparlamentari

27.01.2020

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar se po presin nga Vetëvendosje ta shqyrtojë ofertën e LDK-së, ofertë kjo e pandryshueshme siç ka qenë e mëparshme. Veliu thotë se takimi do të ndodhë sot dhe se ky takim do ta jep epilogun qoftë pozitiv ose negativ. Derisa potencoi ai se LDK nuk heq dorë nga […]

Agim Veliu: Sot takimi Kurti-Mustafa, nuk heqim dorë nga kryeparlamentari Foto: Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar se po presin nga Vetëvendosje ta shqyrtojë ofertën e LDK-së, ofertë kjo e pandryshueshme siç ka qenë e mëparshme.

Veliu thotë se takimi do të ndodhë sot dhe se ky takim do ta jep epilogun qoftë pozitiv ose negativ.

Derisa potencoi ai se LDK nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit.

“Ne jemi marrë vesh për punën e ministrive, po presim nga VV që të deklarohen për ofertën tonë. 5 ministri dhe zotimin për president”, tha nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, raporton EkonomiaOnline

Po ashtu ai tha se: “Gjasat janë që të ketë takim. Ky proces duhet të mbyllet sepse çfarë do epilogu që do ta ketë është bërë një kohë që duhet përfundojnë proceset. Qoftë negativ apo pozitiv. Sipas meje sot duhet të ndodhë. Jo nuk heqim dorë nga posti i kryeparlamentari”.