Agim Çeku intervistohet sot në Hagë si i dyshuar

28.09.2020

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, sot do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi planifikohet të fillojë nga ora 9:30. Vetë Çeku kishte konfirmuar kohë më parë se nga Gjykata Speciale e kishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Ndryshe, Çeku në të kaluarën qenë kryeministër i vendit […]

Agim Çeku intervistohet sot në Hagë si i dyshuar Foto: Ilustrim

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, sot do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi planifikohet të fillojë nga ora 9:30.

Vetë Çeku kishte konfirmuar kohë më parë se nga Gjykata Speciale e kishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndryshe, Çeku në të kaluarën qenë kryeministër i vendit dhe ka shërbyer edhe si ministër i FSK-së.