Afro 53.8 milionë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën

Pandemia e coronavirusit të ri (COVID-19) në mbarë botën është ka prekur mbi 53,796,090 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë globale, numri i përgjithshëm i personave që kanë vdekur nga coronavirusi në të gjithë botën ka arritur në 1,310,250 ndërkohë numri i pacientëve të shëruar, paraprakisht të prekur nga virusi, ka shkuar në 37,555,669.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në botë aktualisht është 14,930,179.

SHBA mbetet vendi më i prekur me numrin më të lartë të infeksioneve dhe viktimave nga pandemia. Deri më tani në këtë vend coronavirusi është zbuluar tek 11,066,546 persona, 249,998 prej të cilëve e kanë humbur jetën.

Përveç SHBA-ve, vendet në botë ku numri i persona të rezultuar pozitiv me coronavirus tejkalon shifrën 500 mijë janë:

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

India (8,773,479), Brazili (5,819,496), Franca (1,922,504), Rusia (1,880,551), Spanja (1,492,608), Mbretëria e Bashkuar (1,317,496), Argjentina (1,296,378), Kolumbia (1,182.697), Italia (1,107,303), Meksika (997,393), Peru (932,650), Gjermania (772,822), Republika e Afrikës Jugore (746,945), Irani (738,322), Polonia (665,547), Kili (528,30), Ukraina (525,176), Belgjika (525,012) dhe Iraku (514,496).

Vendet e tjera, përveç SHBA-ve, ku numri i viktimave tejkalon shifrën 10 mijë janë:

Brazili (164,946), India (129,225), Meksika (97,624), Mbretëria e Bashkuar (51,304), Italia (44,139), Franca (43,892), Spanja (40,769), Irani (40,582), Peru (35,106), Argjentina (35,045), Kolumbia (33,669), Rusia (32,443), Republika e Afrikës Jugore (20,153), Indonezia (15,037), Kili (14,738), Belgjika (14,106), Ekuadori (12,977), Gjermania (12,503), Iraku (11,580), Turqia (11,326) dhe Kanadaja (10,828). /AA/telegrafi/

Ndryshe, në Kosovë numri i të infektuarve me Koronavirus mbetet shqetësues, sot nga IKSHPK-ja janë identifikuar 765 raste të reja, 9 prej tyre në Komunën e Suharekës,njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu, numri i viktimave nga Covid-19 deri më tani në Kosovë është 809.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.