Afro 400 pacientë me COVID-19, të shtrirë në spitalet e Kosovës

26.08.2020

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të mërkurën se në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë të shtrirë gjithsej 499 pacientë. Nga 499 pacient të shtrirë në spitalet e Kosovës prej tyre 393 pacientë janë të prekur me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Në njoftimin e SHSKUK-së […]

Afro 400 pacientë me COVID-19, të shtrirë në spitalet e Kosovës Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të mërkurën se në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë të shtrirë gjithsej 499 pacientë.

Nga 499 pacient të shtrirë në spitalet e Kosovës prej tyre 393 pacientë janë të prekur me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 11 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 29 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 332 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet rajonale kanë kapacitet prej 700 shtretërish për pacientë.

Të mërkurën në Kosovë u konfirmuan edhe 157 raste të reja me koronavirus dhe katër viktima.

Në total, Kosova ka regjistruar 12,840 raste pozitive.

Prej tyre, 492 pacientë kanë humbur jetën dhe 8,942 janë shëruar.