“Afro 100 mijë qytetarë jetojnë me më pak se një euro në ditë”, Kurti tregon se si do ta eliminojë varfërinë ekstreme

22.02.2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar eliminimin e varfërisë ekstreme në Kosovë, përgjatë kohës së qeverisjes së tij. “Afro 100 mijë qytetarë jetojnë me më pak se një euro në ditë”, ka shkruar Kurti  në Twitter, ai tregon se si do ta eliminojë varfërinë ekstreme. Ai ka thënë se […]

“Afro 100 mijë qytetarë jetojnë me më pak se një euro në ditë”, Kurti tregon se si do ta eliminojë varfërinë ekstreme Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar eliminimin e varfërisë ekstreme në Kosovë, përgjatë kohës së qeverisjes së tij.

“Afro 100 mijë qytetarë jetojnë me më pak se një euro në ditë”, ka shkruar Kurti  në Twitter, ai tregon se si do ta eliminojë varfërinë ekstreme.

Ai ka thënë se kjo situatë është si  rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keq menaxhimit.

“Qeverisja jonë e mirë dhe skemat tona sociale do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë”, thuhet tutje në postimin e kreut të VV’së.

Kurti ka thënë se në qeverisjen e tij, prioritet do t’i jepet mirëqenies ekonomike, luftimit të korrupsionit dhe fushës së drejtësisë.