Afërdita Suka, deputetja e parë shqiptare nga Kosova në parlamentin e Landit në Berlin

30.09.2021

Afërdita Suka ishte kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin. Suka për shumë vite ajo është angazhuar në Gjermani në mbështetje të emigrantëve, duke u vlerësuar edhe me çmime të ndryshme. Ajo garoi në një lagje të banuar pak nga shqiptarët, e megjithatë mbështetja nga komuniteti për të ishte tepër […]

Afërdita Suka, deputetja e parë shqiptare nga Kosova në parlamentin e Landit në Berlin Foto: Ilustrim

Afërdita Suka ishte kandidate e drejtpërdrejtë e të gjelbërve për zgjedhjet e landit në Berlin.

Suka për shumë vite ajo është angazhuar në Gjermani në mbështetje të emigrantëve, duke u vlerësuar edhe me çmime të ndryshme. Ajo garoi në një lagje të banuar pak nga shqiptarët, e megjithatë mbështetja nga komuniteti për të ishte tepër e madhe.

Suka tha se ia doli të fitonte falë angazhimit disavjeçar në politikat komunale. Ajo vlerësoi edhe komunitetin shqiptar, i cili e ka mbështetur.  

“Kam pasur një ekip të fortë. Kemi bërë një fushatë të rregullt dhe kemi punuar me disiplinë. Kemi takuar qytetarët nga afër. Por ka luajtur rol fakti që prej 10 vitesh merrem me politikën komunale. Të gjelbrit shikohen si parti që merret vetëm me mjedisin. Por nuk është vetëm kaq. Unë jam angazhuar në politikat sociale dhe kjo mund të ketë bërë një kombinim të përshtatshëm”, tha ajo.