Afër 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

12.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se dje nga 1,519 testime kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus 733 raste të reja, 8 raste vetëm në Komunën e Suharekës. IKSHPK-ja ka njoftuar se dje janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (75 vjeç), Prishtinë […]

Afër 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se dje nga 1,519 testime kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus 733 raste të reja, 8 raste vetëm në Komunën e Suharekës.

IKSHPK-ja ka njoftuar se dje janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (75 vjeç), Prishtinë 1 rast (62 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç).

Rastet pozitive të ditës së djeshme në Komunën e Suharekës janë nga këto vendbanime: Bukosh (1), Dobërdelan (1), Reshtan (1), Samadrexhë (1) Suharekë (4), shkruan SuharekaOnline.

Numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.845.