Afër 8 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

10.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se nga 1,712 testime kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 637. IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 ore betejën me virusin korona e kanë humbur 13 pacientë, njëri prej tyre 85 vjeçar nga Suhareka. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri […]

Afër 8 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se nga 1,712 testime kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 637.

IKSHPK-ja ka njoftuar se brenda 24 ore betejën me virusin korona e kanë humbur 13 pacientë, njëri prej tyre 85 vjeçar nga Suhareka.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16,226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,798.

Në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 24.792 raste nga 108.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 768 raste të vdekjes.