Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19, IKSHPK thirrje për zbatim të masave

25.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 461 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 3 viktima. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste të reja, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa […]

Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19, IKSHPK thirrje për zbatim të masave Foto: TOPSHOT - An attending physician listens to the breathing of a patient who is recovering after admission to an intensive care unit (ICU) in the coronavirus (COVID-19) patient nursing department of The HMC Westeinde Hospital in The Hague on April 4, 2020. (Photo by Remko DE WAAL / ANP / AFP) / Netherlands OUT (Photo by REMKO DE WAAL/ANP/AFP via Getty Images)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 461 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 3 viktima.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste të reja, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968.

Numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes.

Ndërsa rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot.

Po ashtu IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Pasiqë duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, dje janë raportuar 461 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim.

Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.