Afër 52 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

30.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë regjistruar 342 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë regjistruar 29 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Dobërdelan […]

Afër 52 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë regjistruar 342 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë regjistruar 29 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Dobërdelan (4), Gelancë (1), Greikoc (2), Mushtisht (1), Nëpërbisht (1), Sallagrazhdë (1), Samadrexhë (2), Semetisht (1), Sllapuzhan (1) Suharekë (12) dhe Vraniq (2).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 235 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.211.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 59.646 raste nga 229.408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.487 raste të vdekjes.