Afër 50 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

21.01.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë identifikuar 320 raste me COVID-19 dhe janë regjistruar 6 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës të mërkurën janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19 në vendbanimet: Vraniq (4), Gelancë (1), Popolan (1) dhe Suharekë […]

Afër 50 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë identifikuar 320 raste me COVID-19 dhe janë regjistruar 6 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës të mërkurën janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19 në vendbanimet: Vraniq (4), Gelancë (1), Popolan (1) dhe Suharekë (1), shkuan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes.