Vaksinohen afër 3 mijë punëtorë shëndetësor, të martën pritet të fillojë vaksinimi i atyre në sektorin privat

05.04.2021

Është duke vazhduar vaksinimi kundër COVID-19 i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.   Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë […]

Vaksinohen afër 3 mijë punëtorë shëndetësor, të martën pritet të fillojë vaksinimi i atyre në sektorin privat Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar vaksinimi kundër COVID-19 i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.  

Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar afër 3 mijë punonjës të institucioneve shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Gjatë ditës së sotme deri në mesdite janë vaksinuar mbi 140 profesionistë në sallën 1 tetori dhe qendrat e tjera ndërsa në total po i afrohemi shifrës rreth 3 000 brenda këtyre ditëve.

Gjatë kësaj kohe janë vaksinuar edhe pjese shërbimit shëndetësorë që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës ndërsa presim që nesërm të vaksinohen edhe shërbimi shëndetësorë që është në kuadër të kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Po ashtu Hoti ka thënë se janë të kënaqur me gatishmërinë e mjekëve për tu vaksinuar, ku ka shtuar se nga e marta do të fillojë edhe vaksinimi i punonjësve shëndetësorë të sektorit privat.

“Punonjësit shëndetësore do të vaksinohen edhe gjatë kësaj jave sepse prej ditës së nesërme fillon edhe vaksinim i punëtorëve shëndetësorë të sektorit privat si dhe vaksinimi shtrihet në komunat e Kosovës, për aq kohë sa vaksinohen punonjësit shëndetësore mirëpo  kur vaksinohen lokacionet më të moshuara vazhdohet sipas planit të vaksinimit”, tha Hoti.

Kujtojmë se të dielën e 28 marsit kishin arritur 24 mijë doza të vaksinës “AstraZneca” kundër COVID-19, kjo e mundësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) dhe COVAX.