Afër 3 mijë raste të reja me COVID-19 regjistrohen në 2 javët e para të vitit

15.01.2022

Nga institucionet shëndetësore e shtetërore kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen me dozat e vaksinës anti-COVID, pasiqë po konsiderohet si arma më e fortë për luftimin e pandemisë me COVID-19. Brenda 14 ditëve të para të vitit 2022 në Kosovë janë regjistuar 2 mijë e 797 raste të reja të infektimeve me […]

Afër 3 mijë raste të reja me COVID-19 regjistrohen në 2 javët e para të vitit Foto: Ilustrim

Nga institucionet shëndetësore e shtetërore kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen me dozat e vaksinës anti-COVID, pasiqë po konsiderohet si arma më e fortë për luftimin e pandemisë me COVID-19.

Brenda 14 ditëve të para të vitit 2022 në Kosovë janë regjistuar 2 mijë e 797 raste të reja të infektimeve me COVID-19.

Në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm dje janë konfirmuar 585 raste të reja me këtë virus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka shprehur shqetësimin e saj duke paralajmëruar për përkeqësim të situatës në ditët në vazhdim, kështu duke apeluar për mosgrumbullim të shumë personave.

Ndryshe, prej fillimi të dhënies së dozave të vaksinës anti-COVID, në të gjitha komunat e Kosovës janë dhënë 1 milion e 708 mijë e 466 doza të vaksinës kundër COVID-19. Në vendin tonë janë dy lloje të dozave të kësaj vaksine: AstraZeneca dhe Pfizer.