Afër 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

30.10.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive. IKSHPK-ja njofton se […]

Afër 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive.

IKSHPK-ja njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK) duke e arritur numrin total të viktimave në 674.

Numri total i rasteve pozitive është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869.

Në Komunën e Suharekës brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 3 raste pozitive me Korona virus, me vendbanim 2 në fshatin Gjinoc dhe një në fshatin Maçitevë.

Ndërsa rastet tjera pozitive vijnë nga këto komuna: Prishtinë 117 raste, Gjakovë 28 raste, Ferizaj 19 raste, Fushë Kosovë 19 raste, Podujevë 18 raste, Pejë 12 raste, Vushtrri 11 raste, Drenas 8 raste, Mitrovicë 7 raste, Shtime 6 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Junik 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kamenicë 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Klinë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.