Afër 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

20.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetëisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 828 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e 10 rasteve pozitive me COVID-19 […]

Afër 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetëisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 828 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 10 rasteve pozitive me COVID-19 janë: Greikoc (1), Peqan (2), Reshtan (1), Savrovë (2), Tërrnje (1) dhe Suharekë (3).

Gjithashtu, janë shëruar 744 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.065 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.812.

Numri total i rasteve pozitive është 80.621 raste nga 375.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.744 raste të vdekjes.