Afër 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

16.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar dje se prej 1,361 testimeve kanë rezultuar pozitive me Coronavirus 501 pacientë. IKSHPK-ja ka njoftuar se kanë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Gjithashtu, dje është raportuar për 13 viktima nga Coronavirus, një nga to në Komunën e Suharekës. Numri total i […]

Afër 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar dje se prej 1,361 testimeve kanë rezultuar pozitive me Coronavirus 501 pacientë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se kanë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Gjithashtu, dje është raportuar për 13 viktima nga Coronavirus, një nga to në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes.

IKSHPK tutje ka njoftuar se dje janë shëruar 250 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.990.