Afër 100 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, vetëm të premtën u regjistruan 15 raste

21.01.2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë kryer 159 testime për COVID-19. IKSHPK-ja bën të ditur se nga 159 testime për COVID-19 të cilat janë bërë të premtën, 15 kanë rezultuar poziitve, raporton SuharekaOnline. Poashtu, IKSHPK-ja njofton se gjatë ditës së premte 8 persona janë shëruar nga ky virus, […]

Afër 100 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, vetëm të premtën u regjistruan 15 raste Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë kryer 159 testime për COVID-19.

IKSHPK-ja bën të ditur se nga 159 testime për COVID-19 të cilat janë bërë të premtën, 15 kanë rezultuar poziitve, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, IKSHPK-ja njofton se gjatë ditës së premte 8 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë viktimë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 98 raste aktive me COVID-19.