Afër 100 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Afër 100 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

14.06.2021 / Lajme

Janë bërë më shumë se një muaj që nga rënia e dukshme e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 7 raste pozitive dhe një rast i vdekjes nga ky virus.

Në rënien e numrit të rasteve të infektimit me COVID-19 ka bërë që Qeveria e vendit të merr vendim për lehtësimin e masave kundër këtij virusi.

Në rënie rasteve të të infektimit dhe vdekjeve ka ndikuar edhe procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në tërë vendin.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) si dhe Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se që nga paraqitja e rasteve të para të infektimit me COVID-19 në mars të vitit të kaluar e deri më sot janë konfirmuar pozitiv me këtë virus, 107 mijë e 578 persona.

LEXO EDHE:  Jasharaj fajëson mësimdhënësit: Nëse mësimi s’mbahet në shkolla, ju e merrni përgjegjësinë

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot arrin në 104 mijë e 894, ndërsa raste të vdekjes deri më tani janë shënuar 2 mijë e 250.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar 98 mijë e 277 qytetarë me vaksinën anti-COVID.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se që nga 15 qershori do të nis edhe procesi i vaksinimit masiv, ndërkaq në dispozicion janë vetëm edhe 97 mijë e 933 vaksina.

Kujtojmë se në Suharekë ka më shumë se dy javë që nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv dhe asnjë rast i vdekjes me këtë virus.

Ndërsa në Suharekë janë 5 raste aktive dhe 434 në tërë Kosovën.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit