Afati për studentë të rinj në UP hapet në korrik

Dyert e Universitetit të Prishtinës do të hapen edhe për afro 10.000 studentë edhe për vitin akademik 2019/20.

Kjo do të ndodhë në rast se Ministria e Arsimit aprovon numrin e ofruar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

E afati për aplikim planifikohet të hapet në korrik.

Universiteti i Prishtinës planifikon të ofrojë vende për student, për 147 programe studimore.

Por ky numër nuk është definitive derisa Agjencia Kosovare për Akreditim, do të vendosë për këto programe.

Numrin e studentëve që do të pranohen në UP, nuk e ka konfirmuar akoma Ministria e Arsimit.

´Lidhur me temen e ngritur, ju informojme se jemi ne shqyrtim e siper te ketij procesi, gjithsesi cdo hap do te merret ne perputhje edhe me vendimet e Agjencise se Kosoves per Akreditim.´

Ndërsa prorektori Bytyqi tha se gjatë javës së ardhshme pritet përgjigjie nga AKA për programet të cilat akreditohen.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.