Afati i mjaftueshëm në pasaportë kusht për të udhëtuar nga 1 janari

05.12.2023

Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në shtetet evropiane që i takojnë zonës së Shëngenit, por, janë edhe disa rregulla që duhet ditur për lëvizjen në këtë zonë. Sipas Integrimit Evropian të Kosovës, për të hyrë në zonën Shëngen, është e rëndësishme të keni afat të mjaftueshëm në pasaportë. “Pasaporta […]

Afati i mjaftueshëm në pasaportë kusht për të udhëtuar nga 1 janari Foto: Ilustrim

Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në shtetet evropiane që i takojnë zonës së Shëngenit, por, janë edhe disa rregulla që duhet ditur për lëvizjen në këtë zonë.

Sipas Integrimit Evropian të Kosovës, për të hyrë në zonën Shëngen, është e rëndësishme të keni afat të mjaftueshëm në pasaportë.

“Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen. Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit”, thuhet në njoftimin e Integrimit Evropian të Kosovës.