Aeroporti “Adem Jashari” jep detaje për fluturimet gjatë këtij muaji

Aerporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar për fluturimet që janë planifikuar për këtë muaj.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ANP’ja ka bërë me dije se do të jetë një fluturim Ankara-Prishtinë më 21 prill, Prishtinë-Dusseldorf më 24 prill dhe dy fluturime më 27 prill, njëri për në Vjenë e tjetri për Zurich.

“Për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet e udhëtimit”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Njoftimi i plotë i Aeroportit “Adem Jashari”:

Të dashur udhëtarë,

Ju lusim t’i referoheni fluturimeve në vijim për muajin Prill:

21 Prill 2020/një fluturim
TK4936 Prishtinë-Ankara (ora 20:30)
TURKISH AIRLINES

24 Prill 2020/një fluturim
EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 15:00) EUROWINGS

27 Prill 2020/dy fluturime
GM1043 Prishtinë-Vienë (ora 10:50)CHAIR
GM6043 Prishtinë-Zurich(ora 15:35)CHAIR

Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet e udhëtimit.

RAPORTO