17.06.2019, 12:56

Administrata Publike trajtohet pa barabartë nga kategoritë e tjera buxhetore

Shërbyesit civil janë duke u diskriminuar në raport me kategoritë e tjera që financohen nga Buxheti i Kosovës.

Kështu thuhet në letrën e Federatës Sindikale të Administratës së Kosovës (SPAK) drejtuar ministrave të Administratës Publike, atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, të Pushtetit Lokal kryetarit të Asamblesë së Komunave e kryetarët e komunave të Kosovës.

Sipas kësaj letre, Administratën Publike trajtohet pa barabartë nga kategoritë e tjera buxhetore jo vetëm lidhur me pagën që e marrin për punën e kryer por edhe lidhur me shtesat në pagë dhe kompozimet e tjera, si pensionet e stazhet e punës.

“Kësaj kategorie tash e 20 vite pas luftës nuk i njohët stazhi i punës i marrur me dhunë në mënyrë diskriminuese dhe arbitrare nga organet e dhunshme të Serbisë nga suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Kjo kategori e të punësuarve diskriminohet me rastin e pensionimit të moshës duke iu paguar vetëm një pagë mesatare në raport me kategoritë e tjera buxhetore që realizojnë 3 paga përcjellëse dhe 3 paga për shpërblimin jubilar të punës”, thuhet ndër të tjera në letrën e SPAK.

LEXO EDHE:  Vetëvendosje ankohet në PZAP për votat që nuk u numëruan nga diaspora

Kjo federatë kërkon ndërmarrjen e masave nga institucionet përkatëse për trajtim të barabartë të shërbyesve civil në nivelin lokal dhe qendror në mbarë Administratën Publike të Kosovë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.