Abelard Tahiri e ka shpallur PDK-në si fituese të zgjedhjeve.
Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se PDK është parti e parë në zgjedhjet e sotme.
”PDK do të jetë parti e parë në shumicën e komunave, por presim një fitore më të vogël se zakonisht”.
”Jemi të informuar që ende ka shumë qytetarë për të votuar. Si PDK ftojmë komisionerët, vëzhguesit tanë që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre dhe vigjilencën deri në numërimin e votës së tyre të fundit”.
”Për fat të keq asnjë Exit Poll s’ka qenë asnjëherë i saktë”.
”Para të gjithëve meritat për këtë proces iu takojnë qytetarëve të Kosovës”.
Ju falënderojmë votuesit. Jemi të bindur që në këto zgjedhje PDK ka shënuar një fitore më të vogël për dallim nga partia e dytë”, ka thënë Tahiri, njofton Klan Kosova.