Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar një proces që, sipas Abdixhikut, përbën përmbysje të rendit kushtetues dhe shmangie nga standardet demokratike.
Ai paralajmëroi se për këto veprime do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe kombëtare.
Abdixhiku bëri të ditur gjithashtu se ka publikuar 15 nënshkrimet e deputetëve të Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat, sipas tij, janë dhënë në kuadër të një propozimi për marrëveshje politike, që u refuzua nga Vetëvendosje gjatë seancës së sotme.
Në fund, ai theksoi se përballë, siç u shpreh, “propagandës dhe mashtrimit”, LDK zgjedh Republikën dhe mbrojtjen e rendit demokratik.