Abdixhiku Kurtit: Kryeministër vepro, krizat ekonomike nuk duhet të vëzhgohen

09.03.2022

Abdixhiku tha se shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra janë rekomanduar në Kosovë për përballimin e krizës. Ai i tha kryeminisrit Kurti se krizat ekonomike nuk duhet të vëzhgohen. “Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të […]

Abdixhiku Kurtit: Kryeministër vepro, krizat ekonomike nuk duhet të vëzhgohen Foto: Ilustrim

Abdixhiku tha se shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra janë rekomanduar në Kosovë për përballimin e krizës.

Ai i tha kryeminisrit Kurti se krizat ekonomike nuk duhet të vëzhgohen.

“Përderisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i kemi rekomanduar në Kosovë. Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18%, në 10%. Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoj në 0% të gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore. E bëri me qëllim që përballja e qyterarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se vonesat në mosreagim të qeverisë janë çmime të pakthyeshme për vendin.

“Kryeministër vepro.  Jemi në krizë të përballueshmërisë! Janë masa të logjikshme këto; të përkohshme, dhe pa ndonjë rrezik buxhetor. Nuk ka rëndësi nga kush vijnë e kush i propozon, rëndësi kanë të implementohen ato. Çdo ditë vonesë e Qeverisë tuaj me mosreagim është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë”.

Ndryshe, Kosova është duke u përballur me rritje të çmimeve të produkteve bazë si dhe me rritje çmimesh të derivateve, të cilat kanë ndikuar në rritjen e panikut tek qytetarët.