Abdixhiku: I mbytëm njerëzit, i tranum me politikë e emisione çdo natë

18.11.2021

Abdixhiku në Pressing të T7 foli edhe për premtimet e kandidatëve dhe për qeverisjen qendrore në vend. Ai tha se i kemi mbytur qytetarët me politikë çdo natë e me emisione ku diskutohet vetëm për politikë. Tutje, Abdixhiku tha se Qeveria duhet të projektoj shpresë në vend, pasi theksoi se qytetarëve u janë shuar shpresat […]

Abdixhiku: I mbytëm njerëzit, i tranum me politikë e emisione çdo natë Foto: Ilustrim

Abdixhiku në Pressing të T7 foli edhe për premtimet e kandidatëve dhe për qeverisjen qendrore në vend.

Ai tha se i kemi mbytur qytetarët me politikë çdo natë e me emisione ku diskutohet vetëm për politikë.

Tutje, Abdixhiku tha se Qeveria duhet të projektoj shpresë në vend, pasi theksoi se qytetarëve u janë shuar shpresat për një jetë të dinjitetshme në Kosovë.

“Problemi i vërtetë i Kosovës është mosprosperimi i kemi mbytë njerëzit me një zymtësi të madhe tash e sa vite, nuk u kemi lënë shpresë me besu pak se mund të bësh një jetë të dinjitetshme.

I mbytëm me politikë çdo nate, edhe me emisione besa, i tranuam. I kemi larguar prej jetës kulturore e shoqërore.

Krejt çka ju flasim është që kemi me ja bë kështu, kemi me ja bë ashtu. Qeveria duhet të projektoj shpresë në këtë vend”, ka thënë Abdixhiku.