Abdixhiku: Dështimi për të siguruar vaksina s’guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave

17.04.2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se dështimi i Ministrisë në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. Abdixhiku ka thënë se mediat kanë për detyrë të nxjerrin të vërtetën. “Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është […]

Abdixhiku: Dështimi për të siguruar vaksina s’guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave Foto: Ilustrim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se dështimi i Ministrisë në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.

Abdixhiku ka thënë se mediat kanë për detyrë të nxjerrin të vërtetën.

“Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave. E vërteta është interesi i vetëm publik.Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë.1 muaj qeverisje. 293 kosovarë të vdekur. 0 vaksina. Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit”, ka shkruar Abdixhiku.