AAK “vijë të kuqe” PDK’së për një koalicion tjetër

17.08.2019

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi ka mohuar kategorikisht që do të ketë një koalicion tjetër para ose pas zgjedhor mes AAK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo tha se AAK dëshiron të shkojë e vetme në këto zgjedhje me partitë e vogla. Që nga fillimi, kryeministri Haradinaj ishte shprehur i […]

AAK “vijë të kuqe” PDK’së për një koalicion tjetër Foto: Ilustrim

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi ka mohuar kategorikisht që do të ketë një koalicion tjetër para ose pas zgjedhor mes AAK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo tha se AAK dëshiron të shkojë e vetme në këto zgjedhje me partitë e vogla. Që nga fillimi, kryeministri Haradinaj ishte shprehur i hapur për një koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate, me të cilën kishte pasur koalicion edhe para zgjedhjeve të vitit 2017.

“Vullnet i Aleancës është të shkojë vetëm me subjekte të vogla me bo një qeveri përmes së cilës do të kemi shumë më shumë hapësirë ta implementojmë programin tonë”, tha Kadaj-Bujupi në RTV Dukagjini, duke bërë të ditur se koalicioni me parti të vogla nënkupton me AKR-në, Nismën dhe PSD-në që sipas saj do të dalë fitues.

Ndërsa, pas zgjedhjeve thotë se mund të flasin edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

AAK’ja ka qeverisur vendin së bashku me PDK’në dhe Nismën Socialdemokrate. Koalicioni kishte pasur çarje të shpeshta, e më së shumti për shkak të taksës ndaj Serbisë. PDK’ja në fillim e kishte përkrahur taksën, ndërsa më vonë kishte kërkuar që ajo të hiqej, gjë që kryeministri Ramush Haradinaj nuk pranoi.

Koalicioni i erdhi fundi kur Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit për shkak të ftesës që e kishte marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në Hagë.