AAK-Suharekë për Reshitajn: Të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK

28.04.2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Suharekë në mbrëmjen të martën ka mbajtur mbledhje në të cilën ndër tjerash është diskutuar veçanërisht edhe qëndrimi i deputetës, Albena Reshitaj. Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës së AAK-së në Suharekë, njëherit edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili përmes një postimi […]

AAK-Suharekë për Reshitajn: Të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK Foto: Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Suharekë në mbrëmjen të martën ka mbajtur mbledhje në të cilën ndër tjerash është diskutuar veçanërisht edhe qëndrimi i deputetës, Albena Reshitaj.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës së AAK-së në Suharekë, njëherit edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili përmes një postimi në facebook ka thënë se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë.

”Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj.Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancen për Ardhmerinë e Kosovës.Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve” ka shkruar Muharremaj, përcjellë SuharekaOnline.

Rikujtojmë se Albena Reshitaj kishte vepruar ndryshe nga vendimi i AAK-së, ku qëndroi në sallë, duke marrë pjesë në votimin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e re e Kosovës.