AAK-së në Suharekë i shtohet edhe një kandidat për deputet

16.01.2021

Sot në orën 18:00 është përmbyllur afati në KQZ për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në bazë të një liste prej 60 kandidatëve për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që posedon SuharekaOnline figuron edhe një kandidat nga AAK dega në Suharekë. Sipas kësaj liste Mensur Selimaj renditet i […]

AAK-së në Suharekë i shtohet edhe një kandidat për deputet Foto: Ilustrim

Sot në orën 18:00 është përmbyllur afati në KQZ për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në bazë të një liste prej 60 kandidatëve për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që posedon SuharekaOnline figuron edhe një kandidat nga AAK dega në Suharekë.

Sipas kësaj liste Mensur Selimaj renditet i 45-ti.

SuharekaOnline ka kontaktuar edhe me degën e AAK-së në Suharekë por deri më tani nuk është konfirmuar edhe kandidatura e Mensur Selimaj.

Në 10-shen e parë, siç shihet do të jenë: Ramush Haradinaj, Shemsedin Dreshaj, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala.