AAK: Qeveria të ndërpresë menjëherë të gjitha aktivitetet që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë

05.11.2020

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, pas konfirmimit të aktakuzës së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka majtur një mbledhje urgjente. Ramush Haradinaj ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndërpresë menjëherë të gjitha aktivitetet që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përcjellë […]

AAK: Qeveria të ndërpresë menjëherë të gjitha aktivitetet që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë Foto: Ilustrim

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, pas konfirmimit të aktakuzës së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka majtur një mbledhje urgjente.

Ramush Haradinaj ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndërpresë menjëherë të gjitha aktivitetet që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përcjellë me shqetësim zhvillimet pas aktakuzave të Dhomave të Specializuara për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. AAK beson në drejtësi, në luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës dhe në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së! Lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe mbrojtëse, kundër pushtetit kriminal e gjenocidal serb, dhe do të dëshmohet si shumë herë më parë, pastërtia e saj” njofton Ramush Haradinaj.

AAK kërkon:

1.Mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara. Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re

2.Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme

3.Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në përkrahje të vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

4.Takim të të gjithë spektrit politik për gjetjen e unitetit kombëtar në ballafaqimin me sfidat politike dhe kushtetuese- AAK pyet aleatët tonë strategjik ndërkombëtarë, se a jemi në rrugën e duhur për antarësim në NATO, apo këto ngjarje do e kthejnë Kosovën prapa?