AAK pas protestës së sindikalistëve: Ligji i pagave duhet të kalojë sa më shpejtë

08.04.2022

Përmes faqes zyrtare në Facebook, AAK thotë se protesta e sindikalistëve ishte mesazh ndaj Qeverisë që ta kalojë Ligjin e Pagave sa më parë. Protesta e mësimdhënësve ishte mesazh i qartë për Qeverinë se Ligji i Pagave duhet të kalojë sa më parë. Në një situatë ku kemi ngritje enorme të çmimeve në vend dhe […]

AAK pas protestës së sindikalistëve: Ligji i pagave duhet të kalojë sa më shpejtë Foto: Ilustrim

Përmes faqes zyrtare në Facebook, AAK thotë se protesta e sindikalistëve ishte mesazh ndaj Qeverisë që ta kalojë Ligjin e Pagave sa më parë.

Protesta e mësimdhënësve ishte mesazh i qartë për Qeverinë se Ligji i Pagave duhet të kalojë sa më parë. Në një situatë ku kemi ngritje enorme të çmimeve në vend dhe përkeqësim të gjendjes sociale, shumë familje me vështirësi ia dalin ta mbushin shporten elementare të konsumit.

Përcaktimi i Pagës Minimale dhe miratimi i Ligjit për Paga janë çështje që duhen trajtuar me urgjencë nga kjo qeveri”, thuhet në reagim.