AAK kërkon nga KQZ rinumërimin e plotë të votave
- 10.03.2021

Në mbledhjën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i AAK-së në KQZ, Ibrahim Selmanaj, ka kërkuar nga KQZ rinumërimin e plotë të votave, pasi siç ka thënë ai vetëm në këtë mënyrë që të pastrohet procesi zgjedhor.
Selmanaj tha se parregullsit kanë filluar nga qendrat e vendvotimit.
“Qëndrimi i AAK-së, hetuesia duhet seriozisht të merret me këtë rast dhe me secilin komisioner, përgjegjës dhe në secilën kuti të votimit që janë bërë ndërhyrje. Kërkoj nga kqz që të bëhet rinumërim i plotë që të pastrohet ky proces dhe secili të përgjigje për veprën që ka bërë”, ka thënë ai.
Ndërsa kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se për rinumërim të plotë vendos KQZ-ja, ajo shton se nëse pajtohen të giithë anëtarët atëherë kjo mund të ndodhë.
“Objekti i hetimit nuk janë kutitë tjera por njanë vetëm ato që janë rinumëruar ditën e parë ato të votave me kusht ato janë objekt i getimit por jo edhe ato që janë duke u rinëmuëruar edhe ato 134 të djeshit nuk janë objekt i hetimit por nëse dalin dallime do të hetohen edhe ata komisionerë, sa i përket rinumërimit total nuk mundem me dhënë ndonjë vendim dhe ajo është cështje e vendosjes së KQZ-së dhe nëse merr përkrahjen atëherë do të ndodhë”.
Ndërsa, kundër kësaj kërkesë të AAK-së është anëtari i KQZ nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.