AAK kërkon debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi

26.02.2024

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të enjten të mbahet një debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi.

AAK kërkon debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi Foto: Ilustrim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Ai ka bërë te ditur se Grupi Parlamentar i AAK-së, ka filluar një nismë që ditën e enjte të bëhet një debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi dhe mungesën e sigurimeve shëndetësore.

Sipas Dreshajt, ligji për sigurime shëndetësore nuk është as në agjendën pranverore.

“Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon pa sigurime të mirëfillta shëndetësore, vazhdon lista e pritjes, trajtimi i pacientëve jashtë Kosovës. Ne kemi ftuar debat parlamentar, dhe do ta mbyllim me një rezolutë, që besojmë që do të mbështetet edhe nga pozita”, është shprehur ai.

Dreshaj ka theksuar se shpreson që rezoluta të jetë një rrugëdalje dhe të jetë një obligim për Qeverinë, dhe shëndetësia të rikthehet në rrugën e drejtë.