AAK-ja thotë se po presin certifikimin e rezultateve për të vendosur për çështjen e presidentit

19.02.2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të presë certifikimin e rezultateve për të marrë një vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Të premten, Kryesia e AAK-së dhe kryetarët e degëve kanë mbajtur një takim në të cilin, kanë vlerësuar lartë procesin zgjedhor duke e cilësuar atë si njërën ndër të arriturat […]

AAK-ja thotë se po presin certifikimin e rezultateve për të vendosur për çështjen e presidentit Foto: Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të presë certifikimin e rezultateve për të marrë një vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Të premten, Kryesia e AAK-së dhe kryetarët e degëve kanë mbajtur një takim në të cilin, kanë vlerësuar lartë procesin zgjedhor duke e cilësuar atë si njërën ndër të arriturat më të mëdha të demokracisë në vend.

Gjatë kësaj mbledhje nga AAK-ja kanë thënë se Kosova tashmë duhet të shkojë tutje pavarësisht sfidave të saj që janë; liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë midis kosovës dhe Serbisë.

Ata gjithashtu kanë thënë se vendi ynë e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke përfshirë këtu krijimin sa më parë të Parlamentit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.

Njoftimi i plotë:

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarët e degëve të AAK-së, në një takim të mbajtur sot nën kryesimin e Kryetarit Ramush Haradinaj, kanë vlerësuar lartë procesin zgjedhor duke e cilësuar atë si njërën ndër të arriturat më të mëdha të demokracisë në vend.

Këto zgjedhje i kanë dhënë një avantazh Kosovës edhe në planin e brendshëm edhe në planin ndërkombëtar. Në këtë takim të strukturave më të larta të AAK-së, u konstatua se Kosova tashmë duhet të shkojë tutje në kapërcimin e sfidave të saj që janë; liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë midis kosovës dhe Serbisë.

Për t’ju hapur rrugë këtyre objektivave, Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke përfshirë këtu krijimin sa më parë të Parlamentit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.