AAK ia merr njeriun kryesor LDK’së

AAK ia merr njeriun kryesor LDK’së
Çlirim Gashi

07.08.2019 / Lajme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur t’i “rrëmbejë” anëtarët e shumë partive rivale, së fundmi partia e Ramush Haradinajt ia ka marrur njeriun kryesor LDK’së, ai është ish-kryetari i Komunës së Vitisë, Samet Dalipi.

Dalipi i cili prej vitit 2000 e deri tani ishte pjesë e LDK’së, ka vendosur që më të mos jetë pjesë e saj dhe tani e tutje të vazhdon rrugën e tij politike me AAK’në.

Kujtojmë se në vitin 2016 LDK e pati emëruar Samet Dalipin si kryetar të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil (ACC), kjo kishte ndodhur në kohën kur ministria e Infrastrukturës udhëhiqej nga Lutfi Zharku.

Duket se mos dhënia e hapësirës së Dalipit në LDK ka reflektuar me largimin e tij nga partia.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllau i Ramush Haradinajt, i cili është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.

RAPORTO