AAK e PSD zyrtarizojnë nesër koalicionin, kjo është formula e “bashkimit”, pritet ti bashkohet edhe NISMA

AAK e PSD zyrtarizojnë nesër koalicionin, kjo është formula e “bashkimit”, pritet ti bashkohet edhe NISMA
Fjolla Hoxha

18.08.2019 / Lajme

Nesër pritet edhe zyrtarisht të nënshkruhet koalicioni i parë parazgjedhor.

AAK e PSD pritet që ta nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Burime të Gazetës Blic kanë theksuar se janë marrë vesh edhe për formulën e “listës zgjedhore”.

Bartës i listës do të jetë Haradinaj, derisa kreu i PSD-së do ta bartë numrin 2.

Ndërkohë PSD do t’i ketë 25 kandidatë në listë.

“PSD kush tjetër ka edhe pjesëmarrjen në debate televizive, në pothuajse prezencë të barabartë me AAK”, tha ky burim.

Deputeti i kësaj partie Dardan Sejdiu në një prononcim për Gazeta Blic ka  treguar se çfarë do të ndodhë nesër në mbledhjen e Këshillit Drejtues.

“Neser kemi mbledhjen e Këshillit drejtues dhe në këtë mbledhje do të diskutohen edhe çështje që lidhen edhe me koalicionet parazgjedhore. E vërteta është se me AAK-në kemi pas bisedime dhe kanë qenë intensive por nesër në Këshill Drejtues diskutohen të gjitha “

Ndërkohë, këtij koalicioni mund t’i bashkohet edhe Nisma e Fatmir Limajt.

Edhe pse ende janë larg aktualisht, Gazeta Blic merr vesh se AAK ka nisur kontaktet e para për marrjen në një listë edhe të Nismës.

“Deri më tani nuk ka një dakordim, por kanë nisur kontaktet e para”, tha ky burim.

Ndërkaq, merret vesh se Shpend Ahmeti nuk e ka problem që numrin 2 t’ia leshoj Limjat, nëse e ka si kërkesë për koalicion parazgjedhor.

Zyrtarisht nga asnjëra parti nuk kanë dhënë detaje.

Nga Nisma e Limajt tash e sa kohë kanë deklaruar publikisht se duan të shkojnë të vetëm në zgjedhjet e parakohshme parlamenatre.

Ndryshe më 22 gusht pritet të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme./GazetaBlic/

RAPORTO