Lajme

AAK e lë hapur mundësinë e një koalicioni me PDK-në

Ilustrim

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi, duke folur për mundësinë e koalicioneve parazgjedhore e ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni të sërishëm me PDK-në.

“Gjithçka është e mundur. Në zgjedhjet e kaluara kemi vendosur të shkojmë vetëm, por në momentet e fundit vendosëm të ndryshojmë, pasi LDK bëri koalicion me parti të tjera”, ka theksuar Kuçi, në emisionin “Pressing” në T7.

Tutje, Kuçi ka thënë se një ndër arsyet kryesore për lidhje të koalicionit PAN ishte ofrimi i pozitës së kryeministrit nga ana e koalicionit.

Megjithatë, ai ka thënë se në koalicion me PAN-in e kanë fituar kryeministrin por kanë humbë elektoratin.

Ai ka treguar përqindjen e AAK-së brenda PAN-it dhe sa deputetë duhej t’i takonin AAK-së.

“Brenda koalicionit PAN, AAK-ja ka marrë 11.6% që i bije 13 deputetë, derisa në kemi marrë vetëm 10 deputetë”, ka sqaruar Kuqi.