AAK e gatshme për të prezentuar Fondin e Mbijetesës Ekonomike me vlerë mbi 1 miliardë euro

04.01.2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se ditët në vijim do të prezentojnë programin ekonomik 2021-2025. Në kuadër të këtij programit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021. Këtë lajm e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj thotë se ky […]

AAK e gatshme për të prezentuar Fondin e Mbijetesës Ekonomike me vlerë mbi 1 miliardë euro Foto: Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se ditët në vijim do të prezentojnë programin ekonomik 2021-2025.

Në kuadër të këtij programit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj thotë se ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera.

NE JEMI NDRYSHIMI I SIGURT