A thua kryetari Muharremaj ka mësuar praktikat e serbëve meqë ka studiuar në Beograd?!

27.02.2019

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj duke e akuzuar se po bën fushatë elektorale për të vdekurit. Ndonëse duke mos zgjedhur mjetet dhe siq po shihet mjeti më i mirë për të është mashtrimi. Ndoshta po mendon se edhe në botën tjetër ka zgjedhje. “Me sa […]

A thua kryetari Muharremaj ka mësuar praktikat e serbëve meqë ka studiuar në Beograd?! Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj duke e akuzuar se po bën fushatë elektorale për të vdekurit.

Ndonëse duke mos zgjedhur mjetet dhe siq po shihet mjeti më i mirë për të është mashtrimi. Ndoshta po mendon se edhe në botën tjetër ka zgjedhje.

“Me sa duket Serbia nuk paska qenë e vetme në përvetësimin e meritave të të tjerëve. A thua kryetari Muharremaj ka mësuar praktikat e serbëve meqë ka studjuar në Beograd në drejtimin Mbrojtjen në Punë.

Me siguri e ka impresionuar përvetësimi i kishave ilire në ato serbe ndërkaq tani edhe ky po bën të njëjtën praktikë, por dallimi është se tani Bali Muharremaj po bën fushatë elektorale për të vdekurit. Me sa duket për mbrojtjen e karriges së tij.

Ndonëse duke mos zgjedhur mjetet dhe siq po shihet mjeti më i mirë për të është mashtrimi. Ndoshta po mendon se edhe në botën tjetër ka zgjedhje. A po çfarë po ndodh vështirë të kuptohet.

Por ajo që dihet tashmë se praktikat për ndihmën financiare nga Komuna për ceremonitë e varrimit është e kahershme në komunën tonë” thuhet në reagimin e LDK-së.

Ky reagim ka ardhur pasi që kryetari Muharremaj ditën e djeshme ka nënshkruar një marrëveshje të mirëkuptimit për financim, me përfaqësues të komunitetetve fetare në Komunën e Suharekës, sipas së cilës tash e tutje Komuna e Suharekës do të mbuloj shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetar të vdekur.

GJithashtu edhe ish-drejtori i Shëndetësisë, Frashër Behluli ka reaguar në llogarinë e tij në facebook duke thënë se Kryetari Muharremaj është mirë të shkojë në zyrë të drejtorisë të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale dhe të shohë raportet e viteve të kaluara, ku shihet se vetëm në vitin 2014 kishte pasur shpenzime varrimi rreth 52.600 euro.

Ai ka publikuar edhe një foto sipas së cilës praktikën e mbulimi të shpenzimeve për ritet fetare e ka bërë Sali Asllanaj që nga viti 2014.