A po suspendohet liberalizimi i vizave për Kosovën?

31.05.2023

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mohuar mundësitë e suspendimit të liberalizimit të vizave dhe të bllokimit të fondeve të IPA-së. Von Cramon këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Twitter’, teksa ka thënë se prioritare është zgjidhja e situatës së tensionuar në veri të Kosovës. […]

A po suspendohet liberalizimi i vizave për Kosovën? Foto: Ilustrim

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mohuar mundësitë e suspendimit të liberalizimit të vizave dhe të bllokimit të fondeve të IPA-së.

Von Cramon këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Twitter’, teksa ka thënë se prioritare është zgjidhja e situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. E kam pak a shumë idenë se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të vihet në dyshim liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar.

Na duhet një zgjidhje urgjente politike për veriun”, ka deklaruar ajo.