A po lirohen masat në prag të Vitit të Ri, flasin nga MSH

10.12.2021

Nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) kanë kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë (MSh) që të marrin vendim për lehtësim të masave kundër COVID-19 për festat e fundvitit. Po ashtu, gastronomët kanë paralajmëruar edhe protesta më 15 dhjetor, si shkak i mos lehtësimit të masave anti-COVID. Por, kërkesave të tyre si duket Ministria […]

A po lirohen masat në prag të Vitit të Ri, flasin nga MSH Foto: Ilustrim

Nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) kanë kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë (MSh) që të marrin vendim për lehtësim të masave kundër COVID-19 për festat e fundvitit.

Po ashtu, gastronomët kanë paralajmëruar edhe protesta më 15 dhjetor, si shkak i mos lehtësimit të masave anti-COVID.

Por, kërkesave të tyre si duket Ministria e Shëndetësisë nuk do iu përgjigjet pozitivisht.

Të pyetur nga IndeksOnline se a do të ketë lëhtësime për festat e fundvitit, nga MSH kanë thënë se kjo varet nga situata epidemiologjike në vend.

“Aktualisht janë në fuqi masat e sjella nga Qeveria më 30 nëntor.

Këto masa vlejnë deri në një rishqyrtim tjetër apo marrje të vendimeve të reja. Prandaj duhet respektuar nga të gjithë.

A do të ndryshojnë a jo, kjo varet nga situata eidemiologjike në vend dhe vlerësimet e rekomandimet që për këtë situatë do t’i jap IKSHPK”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Aktualisht, me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës po ashtu është ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave dhe ahengjeve familjare e shoqërore.

Gastronomia do të lejohet të punojë me deri në 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura dhe deri në 70 për qind në ato të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 05:00 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet të emetohet vetëm deri në orën 21:30.

Masat e reja anti-COVID që tashmë kanë hyrë në fuqi:

Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë. Kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj do të kërkohet testi RT-PCR negativ ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19.

Nga 3 janari 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë. Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen në vaksinim, në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.

Tash që ka filluar vaksinimi edhe i qytetarëve mbi 12 vjeç e tutje, nga kërkesa për të poseduar njërën nga dëshmitë e lartpërmendura, do të lirohen personat nën 12- vjeç, personat me dëshmi mjekësore.

Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Për të evituar mbingarkesën spitalor, mbylljen e shkollave dhe të ekonomisë, punonjësve të institucionet publike dhe private, udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat, nxënësit dhe studentët, shfrytëzuesit e qendrave tregtare dhe gastronomisë, do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë dhe i pjesshëm, bashkë me të rezultatin negativ të PCR.

Dëshmia e vaksinimit të plotë po ashtu do të kërkohet edhe nga personat që përdorin transportin publik.

Mbajtja e maskës vazhdon të jetë obligative. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00. Ndërkaq, as orari i gastronomisë nuk ka ndryshuar, ky sektor lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30.

Sa i përket arsimit, të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të punojnë me prani fizike dhe orar të rregullt, ndërkaq niveli universitar do të lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve dhe studentëve do t’u kërkohet që të paraqesin dëshmitë e vaksinimit apo testeve negative, nëse duan të hyjnë në objektet shkollore.

Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.