“A pe shihni këtë gjyks”: Gani Geci e zhvesh këmishën dhe iu kërkon ballafaqim atyre që shkruan grafitet
Gani Geci ka reaguar ashpër lidhur me grafitet kundër Fadil Gecit në Prishtinë.
Ai madje para gazetarëve, e ka zhveshur këmishën duke iu bërë thirrje atyre që të takohen.
Në një deklaratë para gazetarëve, Geci ka shpërthyer edhe kopsat e këmishës e është drejtuar atyre që kanë bërë këto grafite duke thënë “Ku janë, kqyre ku janë, a po e shihni këtë gjyks. Ku janë ata hajna, hajdi këtu. Gani Geci o këtu përditë”.
“Sapo lajmërova rastin në Polici. Ky rast është nxitje e urrejtjes, nxitje për vrasje sipas Kodit Penal. Po besoj që Policia kishin pas nis hetimet, po meqë vëllau jem s’është këtu e lajmërova unë rastin”, ka deklaruar Geci.
Ai tha se vëllai i tij “ka dëshmu të vërtetën para Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës të formuar nga Hashim Thaçi”.
Ai ngriti dyshime edhe për ata që mund t’i kenë shkruar këto grafite.
“Këto grafite denigruese unë mendoj se janë të inicuara nga një organizatë “Liria ka emër”, e në pastë liria emrin “Hashime”, vallahi unë këto Hashimet kom qejf me i punu”, tha Geci.