A mund ta shmangni karantinën në Zvicër nëse rezultoni negativ për COVID-19?

01.08.2020

Shumë njerëz që vijnë në Zvicër nga vendet e ‘rrezikut të lartë’ shpresojnë se nëse kanë test negativ për COVID-19 do të përjashtohen nga vendimi për karantinë 10-ditore. Por zyrtarët shëndetësorë thonë se kjo nuk është e mundur? Aeroportet në Gjermani dhe Austri për qytetarët që kthehen nga vendet me rrezik të lartë ofrojnë teste […]

A mund ta shmangni karantinën në Zvicër nëse rezultoni negativ për COVID-19?

Shumë njerëz që vijnë në Zvicër nga vendet e ‘rrezikut të lartë’ shpresojnë se nëse kanë test negativ për COVID-19 do të përjashtohen nga vendimi për karantinë 10-ditore. Por zyrtarët shëndetësorë thonë se kjo nuk është e mundur?

Aeroportet në Gjermani dhe Austri për qytetarët që kthehen nga vendet me rrezik të lartë ofrojnë teste për koronavirus. Nëse pasagjerët rezultojnë negativ, ata mund të hyjnë në vend pa pasur nevojë për karantinë.

Edhe pse teste të tilla janë në dispozicion në aeroportin ndërkombëtar të Cyrihut, “një rezultat negativ i testit nuk ju përjashton nga vendimi për karantinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH).

Sipas FOPH, thuhet se edhe nëse rezultoni negativ në test kjo nuk përjashton se infeksioni është në fazën e hershme.

“Duhet të prisni të paktën pesë ditë që virusi të përhapet në trup dhe që ai të zbulohet nga test,” shtuan autoritetet shëndetësore.

Ëhtë veçanërisht e rëndësishme të karanthen personat që vijnë nga disa vende të huaja sepse 10 përqind e infeksioneve të zbuluara javët e fundit në Zvicër kishin ardhur nga jashtë vendit.

LEXO EDHE:  "Rruga e Re" e LDK-së gjen jehonë të fortë në Zvicër, Shala, Suka dhe Bytyçi takojnë diasporën

Karantina 10-ditore, e cila hyri në fuqi në Zvicër në fillim të korrikut, vlen për të ardhurit nga 42 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku shkalla e infeksionit Covid-19 është e lartë.

Të vetmit njerëz që mund të përjashtohen nga detyrimi i karantinës janë punëtorët e kujdesit shëndetësor, pasi ka mungesë të personelit mjekësor në spitalet zvicerane.

Të gjithë të tjerët duhet të regjistrohen pranë autoriteteve të tyre kantonale shëndetësore brenda 48 orëve nga mbërritja në Zvicër dhe të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre ose në një vend tjetër për 10 ditë.

Autoritetet lokale do të kryejnë kontrolle në vazhdimësi për tu siguruar se po zbatohet karantina. Ata që hasen duke shkelur rregullat mund të gjobiten deri në 10,000 franga.

Deri më tani, rreth 9,000 njerëz që kanë mbërritur nga zonat në rrezik janë në karantinë.

Etiketat