A do të shtyhet afati për pagimin e tatimit për biznese? – flasin nga ATK-ja

I pari i ATK-së, Ilir Murtezaj, foli edhe për zgjatjen e mundshme të deklarimit dhe pagesës së tatimit për bizneset pas 30 prillit, pasi që kufizimi i lëvizjes në fuqi është deri më 4 maj 2020 .

Tha se ka pak gjasa qe Ministria e Financave të shtyjë edhe një herë deklarimin dhe pagesën e tatimit, siç bëri herën e fundit kur e shtyu atë për datën 30 prill.

“Deri më tani kur po flasim duhet të potencoj që nuk ka indikacione se do të ketë shtyrje të mëtutjeshme, me theks të veçantë në deklarim sepse nuk ka arsye te shtyhet ose prolongohet sepse sistemi ynë është sistem elektronik mund të bëhet nga zyra dhe nga shtëpia. Krijon hapësirë të mjaftueshme që bizneset të bëjnë deklarimet e qarkullimit apo detyrimeve tatimore të tyre”, tha ai për Front Online.

Afati për aplikim i atyre që duan të përfitojnë nga Pakoja Emergjente e Qeverisë zgjat deri më datën 15 maj.

RAPORTO