A do të rriten kamatat për ata që shtyjnë pagesën e kredisë

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bashkë me Drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë mbajtur një takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ku përfundimisht është sqaruar se bankat komerciale që veprojnë në vend nuk mund të aplikojnë interes shtesë për periudhën e shtyrjes së kredisë gjatë kohës së pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi thotë po ashtu se interesi i rregullt duhet të përllogaritet, por i njëjti duhet të paguhet, i shpërndarë në një periudhë 12 mujore, prej momentit të rifillimit të pagesës së kredisë.

Shkrimi i plotë:

Sot bashke me Drejtorin e OEAK, z. Arian Zeka, kemi mbajtur takimin e rradhes me Guvernatorin e Bankes Qendrore te Kosoves, z. Fehmi Mehmeti dhe perfundimisht e kemi sqaruar qe:
– Bankat nuk mund te aplikojne interes ndershkues, per periudhen e shtyrjes se kredise;
– Interesi i rregullt duhet te perllogaritet, por i njejti duhet te paguhet, i shperndare, ne nje periudhe 12 mujore, prej momentit te rifillimit te pageses se kredise;
– Ne asnje rast, vonesa per shkak te krizes, nuk do te ndikon ne prishjen e rejtingut, te asnje klienti.

RAPORTO