A do të obligohen që të vaksinohen edhe ata që nuk duan, Vitia tregon se si do të veprohet me këta qytetarë

A do të obligohen që të vaksinohen edhe ata që nuk duan, Vitia tregon se si do të veprohet me këta qytetarë
Çlirim Gashi

01.06.2021 / Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar për menaxhimin e pandemisë dhe procesin e vaksinimit anti-COVID.

Raportimin ministri Vitia është duke e bërë para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi.

Poashtu ministri Vitia do të raportoj edhe për strategjinë legjislative të dikasterit me të cilin ai po udhëheq.

Vitia, para komisionit për Shëndetësi në Kuvend të Kosovës ka thënë se deri në fund të vitit pritet që vendi të sigurojë deri në 2 milionë vaksina kundër COVID-19. Kjo pasi që të mund të bëhet vaksinimi i 60% të popullsisë dhe kategorive tjera.

“Situata me epideminë është përmirësuar ndjeshëm, paraqitet e qëndrueshme, janë ulur rastet me 70% ndërsa numri i rasteve në ditë është 40”, ka thënë Vitia.

Ministri Vitia ka thënë se është nënshkruar plani shtetëror për vaksinim masiv dhe më 15 qershor do të fillojë së zbatuari nëpër komunat e Kosovës.

LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv, për 24 orë mbi 7300 persona të vaksinuar kundër COVID-19

Por, shumë qytetarë duke përfshirë edhe një pjesë të personalit shëndetësor kanë hezituar të marrin dozën e vaksinës kundër COVID-19.

Megjithatë, ministri Vitia ka thënë se ata që nuk duan të vaksinohen nuk do të obligohen për ta bërë një gjë të tillë.

Ndërsa, Vitia, derisa e ka pohuar se ka pasur hezitim të qytetarëve dhe personelit shëndetësorë,  ka thënë se një javë para fillimit të vaksinimit masiv, do të fillojë një fushatë për vaksinim.

Vitia ka ftuar qytetarët që të marrin vaksinën, pasi që siç ka thënë ai, asnjë nga qytetarët e vaksinuar deri tani nuk ka pasur efekte anësore shqetësuese pasi janë vaksinuar, dhe se vetëm vaksina mund të parandalojë përhapjen e virusit.

RAPORTO